Komuna e Prishtinës largon tri kioska të vendosura ilegalisht

15:41 | 4 Prill 2023
Diellza Gashi

Komuna e Prishtinës ka larguar sot tri kioska të vendosura ilegalisht në Zonën Industriale të kryeqytetit.

Drejtori i Inspekcionit, Florian Dushi tha se gjatë ditës së martë janë larguar tri kioska të cilat kanë qenë të vendosura ilegalisht, shkruan arbresh.info.

“Si Drejtori kërkojmë që në asnjë rast të mos vendosen kiosqe të tilla në qytet pa u pajisur paraprakisht me leje nga organi kompetent i kryeqytetit – Prishtinës”, tha ai në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme