Google ADS

Komuna e Prishtinës largon pengesat te rrethrrotullimi në lagjen “Arbëria”

17:40 | 11 Mars 2022
L G

Komuna e Prishtinës ka larguar sot pengesat që ishin vendosur në kohën e qeverisjes komunale nga Shpend Ahmeti tek rrethrrotullimi në lagjen “Arbëria”.

Ky vendim për largimin e këtyre pengesave sipas drejtorit të investimeve kapitale, Krenar Xahferi, ka ardhur pas ankesave të shumta që kanë marrë nga vozitësit, shkruan arbresh.info.

“Sot filluam largimin e pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri, e njëjta do të ndodhë edhe për pengesat brenda rrethrrotullimit tek rruga B, që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”. Kemi marrë shumë ankesa për këto,madje ishte edhe vendimi i parë i Task -Forcës për komunikacion për largimin e tyre”.

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojnë edhe me shumë aksione të tilla, për ta liruar komunikacionin dhe për të bërë zgjidhje për të./arbresh.info/

Të ngjashme