Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, që të shmangen nga përdorimi i transportit ilegal, që të fuqizohet edhe më shumë ndërmarrja publike e Trafikut Urban.
Në një njoftim komuna ka thënë se Drejtoria e Inspekcionit është duke punuar vazhdimisht në terren, me qëllim që t’i ofrohen kushte për punë Trafikut Urban, raporton Arbresh.info
“Duke iu falënderuar të gjithë qytetarëve për ndihmën që kanë dhënë dhe po japin për zhvillime të tilla pozitive në Prishtinë, iu bëjmë thirrje që të heqin dorë nga transporti ilegal, ashtu që ta fuqizojmë edhe më shumë, edhe më shpejtë, ndërmarrjen tonë publike”, thuhet në njoftim.
Lexo komunikatën e plotë:
Ta shfrytëzojmë transportin publik
Në Komunën e Prishtinës tashmë po vërehen efektet e para të përmirësimit të transportin publik.
Ndërmarrja Trafiku Urban, nga një ndërmarrje pranë falimentimit, me borxhe të thella jo vetëm ndaj punëtorëve, për tri vite qeverisje është rikthyer në ndërmarrje të suksesshme që iu shërben qytetarëve.
Në linjat 4 dhe 1 janë sistemuar 30 autobusët e rinj, dhe sapo të vinë edhe 21 të tjerë do të mbulohet edhe linja 3. Tashmë, kualiteti i shërbimeve është rritur, me ç’rast transporti publik po bëhet tërheqës për qytetarët.
Duke iu falënderuar të gjithë qytetarëve për ndihmën që kanë dhënë dhe po japin për zhvillime të tilla pozitive në Prishtinë, iu bëjmë thirrje që të heqin dorë nga transporti ilegal, ashtu që ta fuqizojmë edhe më shumë, edhe më shpejtë, ndërmarrjen tonë publike.
Me Drejtorinë e Inspekcionit jemi vazhdimisht në terren duke krijuar kushte për punë të mëtutjeshme të Trafikut Urban, dhe do të ndërmarrim masa ndaj çdo operatori ilegal që e hasim, si dhe ndaj qytetarëve që shfrytëzojnë operatorët e tillë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...