Komuna e Prishtinës ka ftuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të ndalojë procedurat e rekrutimit për konkursin e shpallur për “Psikologë dhe pedagogë” të datës 25 qershor 2019.
Përmes këtij konkursi MASHT synonte që në institucionet edukativo arsimore të rajonit të Prishtinës të punësohen 6 psikologë dhe 4 pedagogë.
Sipas Komunës së Prishtinës, konkursi është shpallur në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore në fuqi, sa i përket kompetencës së shpalljes, rekrutimit dhe çdo faze tjetër të punësimit të profileve të caktuara.
“Kompetente për punësim është institucioni i cili zhvillon procedurën e konkurimit, lidhë kontratë më të punësuarin, i cili është i obliguar që të përmbushë të drejtat dhe detyrimet në vendin e punës të cilin i siguron punëdhënësi, ky i fundit njëherit ka dhe obligimet e përcaktuara me dispozita ligjore në fuqi”, thuhet në deklaratën e Komunës që nënkupton se në këtë rast ajo duhet të shpallë konkursin dhe jo MASHT.
Në deklaratë thuhet se bazuar në ligj kompetencë e komunës është që të punësojë stafin e saj, si atë në administratë dhe në njësitë vartëse të saj, e në këtë linjë edhe në Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, theksohet se Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ato i takojnë interesit lokal, ndërkohë që respekton standardet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi në lidhje me dispozitat e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, marrjen në punë.
“Kërkojmë nga MASHT, anulimin e konkursit dhe ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të rekrutimit për konkursin e shpallur për ‘Psikologë dhe pedagogë’, përfundon deklarata.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...