Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot një konferencë në lidhje me Ndërmarrjen Publike Banesore pas publikimit të disa përgjimeve të drejtorit të kësaj ndërmarrjeje me një anëtar të Bordit.
Dren Kukaj, Drejtor i Drejtorisë së Pronës në komunën e Prishtinës ka deklaruar se mandati i kryeshefit ekzekutiv dhe mandati i Bordit të Drejtorëve tashmë ka skaduar dhe se sipas tij është e qartë që lidhet me një orvatje për të kurdisur një konkurs, raporton arbresh.info.
“Kemi kërkuar nga Policia që këta persona të largohen nga objekti. Do ta shpallim konkursin për Bordin e ri. Krejt çka kërkojmë ne është që personat që do të udhëheqin me ndërmarrjen publike banesore të zgjidhen me ligj asgjë më shumë. Është një situatë ku persona jashtëligjshëm e jashtë mandatit qëndrojnë aty Kërkojmë si komunë e Prishtinë është që personat që do të qeverisin në këtë ndërmarrje të jenë persona që do të zgjidhen në mënyrë të ligjshme”, ka thënë Kukaj.
Sipas tij, komuna e Prishtinës është e gatshme që zgjedhja e këtyre anëtarëve të bëhet edhe para mediave.
Kukaj ka shtuar se kanë kërkuar nga Policia që ta marr nën kontroll Ndërmarrjen Publike Banesore sespe un është pamundësuar qasja në një ndërmarrje që duhet ta menaxhojnë.
Ndryshe, edhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka reaguar sot në lidhje me audio incizimet e drejtorit të Ndërmarrjes Publike Banesore me një anëtar të Bordit ku dëgjohet biseda për konkurs të lokaleve dhe favorizim të bizneseve.
Sipas atij audio incizimi, njeri person i thotë tjetrit se në qoftë se nuk fitojnë ato kompani, ai konkurs duhet të anulohet.
“Nuk dua që të hy në insinuata politike fare, por dua të sqaroj opinionin se mandati I bordit dhe I drejtorit ka skaduar në fillim të këtij viti. Që nga janari aksionarët kanë kërkuar që të lirohen zyrat dhe që bordi të mos merr vendime sepse nuk ka mandat por pa sukses. Së fundmi kemi kërkuar ndihmë edhe nga policia që këta persona të largohen për shkak të faktit se nuk kanë mandat. Komisioni vlerësues ka bërë punë të shkëlqyeshme sipas kritereve dhe ku nuk është favorizuar askush. Nuk e pata kuptuar se si bordi pa mandat anulon punën e Komisionit. Por tani po e kuptoj. Ne emailin e anulimit te derguar atehere e qe e keni ne foto me poshte, nuk ipet arsye per anulim. Ne audio incizim kuptohet pse. Kjo është e papranueshme”, ka shkruar Ahmeti./Arbresh.info
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...