Komuna e Prishtinës ka një lajm të mirë për ata që kanë vetura me mbushës elektrik

15:50 | 21 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Të enjten në Prishtinë do të instalohet mbushësi elektrik i veturave në Prishtinë.

Mbushja për ata që kanë vetura të tilla do të jetë pa pagesë.

Në këtë ngjarje e cila do të fillojë në ora 8:45 do të marrë pjesë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Muhedin Nushi.

Njoftimi i plotë:
Komuna e Prishtinës, në vazhdën e përpjekjeve për të mbrojtur ambientin në kryeqytet, bëhet Komuna e parë në Kosovë që instalon mbushësit elektrik për automjete, pa pagesë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari z. Muhedin Nushi, do të marrin pjesë të premten (23.07.2021), në inaugurimin e instalimit të tre mbushësve elektrik për vetura, në hapësirën e “Prishtina Parking” mbrapa pallatit të Rinisë, duke nisur nga ora 8:45.
Me rastin e inaugurimit do të ketë një fjalë rasti.
Ky investim u mundësua në bashkëpunim me ProCredit Bank Kosova, ndërsa në inaugurimin e së premtes pritet të marrë pjesë edhe një delegacion nga ProCredit Bank në Gjermani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme