Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Komisioni i caktuar nga Kryetari i Komunës, ka kohë që i ka mbledhur të dhënat e domosdoshme, si dhe i ka bërë matjet, kalkulimet-faturimet, për shfrytëzuesit e hapësirave publike, sipas Rregullores me nr. 110-157481.
Secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale.
Drejtoria e Inspekcionit i bën thirrje të gjitha bizneseve që t’i kryejnë obligimet ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike. Në të kundërtën, në ditët në vazhdim, do të fillojnë inspektimet në terren, dhe në secilin rast ku nuk është bërë pagesa e tarifave nga shfrytëzuesit, do të shqiptohen gjobat si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjendet në hapësirë publike.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën