Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell përshkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë ditëve në vijim.
“Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të personat me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Komuna njofton se në sheshet “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti” do të vendosin dy cisterna me ujë të pijshëm.
“Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksëve, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”
Komuna njofton se në bashkëpunim me ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente në sheshin “Skenderbeu” është vendosur një autoambulancë që do të jetë në gatishmëri të plotë.
“Luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen te ekipi kujdestar apo edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt.Në të njejtën kohë, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/2645714838807056
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...