Në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim. Si rrjedhojë, qytetarët do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj. Këto fatura mund të paguhen në sportelet e komunën, në pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), si dhe në bankat komerciale. (http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster )
Për borxhet e vjetra që janë grumbulluar, qytetarët duhet të drejtohen ne kompaninë “Pastrimi”.
Nëse nuk paguhen 3 këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë si në vijim:
– Drejtoria e Kadastrit
– Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit
– Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
– Drejtoria e Financave
– Drejtoria e Pronës
– Drejtoria e Inspekcionit
– Zyra e Prokurimit
Për çdo paqartësi, mund të shkruani në adresën [email protected]
Në linkun në vijim, mund ta shkarkoni online faturën tuaj: https://prishtina.smm-ks.com/public/
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër