Google ADS

Komuna e Prishtinës ia jep në shfrytëzim tokën Ambasadës Amerikane për 99 vjet

15:14 | 29 Qershor 2021
L G

Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale me një sipërfaqe prej 8,340 metra katrorë, për ndërtimin e rezidencës së re për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Prishtinë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Shpend Ahmeti tha se është kënaqësi që si komunë të shprehin mirënjohjen për SHBA-të, shkruan arbrbresh.info.

“Është kënaqësi për ne që të shprehim edhe njëherë mirënjohjen tonë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë për vendin tonë. Me Ambasadën dhe Rezidencën e re të Shteteve të Bashkuara në tregojmë atë që është vendosur e bërë e qartë nga ShBA-të qysh vite më parë, që është një prej partnerëve tanë më të afërt dhe është këtu për të qëndruar. Për të qëndruar me ne, në këtë në tranzicion dhe për të zhvilluar shtetin tonë dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Jam mirënjohës edhe ndaj Kuvendit Komunal si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes së cilave është adresuar kërkesa, andaj ju faleminderit edhe njëherë. Ajo që dua të theksoj është se kryetarët e ambasadorët shkojnë dhe vijnë, ajo. Është kënaqësi për ne që të shprehim edhe njëherë mirënjohjen tonë për gjithçka mbetet për qytetarët janë institucionet dhe ne duhet të punojmë t’i fuqizojmë këto, andaj jam i lumtur që kemi pasur fatin të jemi nënshkrues të një marrëveshje që ka këtë qëllim”.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett shprehu mirënjohjen për Komunën e Prishtinës, e cila ka siguruar qasje në tokën mbi të cilën do të ndërtohet Rezidenca e re e Shefit të Misionit të SHBA-ve.

“Sot, në emër të popullit amerikan, i shpreh falënderimet për kryetarin Ahmeti, Kuvendin Komunal dhe popullit të Prishtinës, që siguruan qasje në tokën mbi të cilën do të ndërtohet Rezidenca e re e Shefit të Misionit tonë. Një Rezidencë moderne, e cila do të jetë vendtakim për kosovarët e të gjitha komuniteteve që të bashkohen me miqtë e tyre amerikan për të shkëmbyer ide dhe për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhme të paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha Philips.

Kjo pronë e paluajtshme i ofrohet në shfrytëzim Ambasadës Amerikane për 99 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes./arbresh.info/

Të ngjashme