Komuna e Prishtinës: Hoti po bllokon ndërtimin e parkingut nëntokësor te Filologjiku

13:49 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit të komunës së Prishtinës, tha se ndërtimi i projektit të parkingut nëntokësor tek fakulteti Filologjik, po bllokohet nga ministri i financave, Avdullah Hoti.

Ajo tha se bllokimi i projekteve madhore nga niveli qeverisës ka filluar qysh pas marrjes së mandatit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Drejtori i zhvillimit ekonomik në komunën e Prishtinës, Genc Bashota, tha se vazhdimisht ky projekt është bllokuar nga ministri i Financave, që tashmë është kandidat për kryeministër nga koalicioni i LDK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme