Komuna e Prishtinës ka nisur zyrtarisht procedurat për vënien në zbatim të projektit të Rrugës A, e cila do të lidhë Lagjen e Spitalit, ‘Kalabrinë’ dhe lagjen ‘Mati’.
E konsideruar si një nga projektet me më shumë prioritet të qeverisjes së Përparim Ramës, projekti pritet të fillojë ndërtimin sapo të përzgjidhet kompania fituese e një tenderi publik për të cilin janë ndarë 9.5 milionë euro.
Komuna e Prishtinës ka bërë sot hapjen e tenderit për “Ndërtimin e Rrugës A – pjesa e parë”, si dhe ka ftuar operatorët ekonomikë të marrin pjesë në procedurën e prokurimit.
Por, për të ofertuar në këtë tender, Zyra e Prokurimit të Komunës ka vendosur disa kritere për kompanitë apo konsorciumet private.
“Operatori ekonomik duhet ti ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit fiskale ka qenë prej jo më pak se 19,000,000.00 Euro”, thuhet në një nga kriteret për ofertim në këtë tender, shkruan paparaci.
Vlera e parashikuar e tenderit, sipas njoftimit të komunës, është 9.5 milionë euro.
Komuna ka njoftuar se operatorët mund të vijnë të marrin projektin çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 15:00 në Departamentin e Prokurimit.
Në vitin 2019 ka qenë në plan të fillojë ndërtimi i ‘rrugës A’, e cila do lidhte Lagjen e Spitalit, ‘Kalabrinë’ dhe lagjen ‘Mati’, por e gjitha kjo procedurë ishte shtyrë për shkak të ndryshimit të qeverive dhe çështjeve pronësore.
Kurse, në vitin 2021, komuna e kishte futur në projektbuxhet, por nuk ishin ndarë mjetet nga Ministria e Infrastrukturës, e cila do e bashkefinanconte këtë projekt.
Sipas projektit fillestar, bashkë me rrugën pritet të ndërtohet edhe kolektori i ujërave të zeza nga ‘Mati’ në lagjen ‘Kalabria’ projekt ky i lënë në gjysmë për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore nga ana e Komunës.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...