Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për pesë banesa të banimit social.
Të drejtën për të qenë përfitues të këtij programi e kanë familjet që: kanë mbetur pa strehim si pasojë e vendimeve të Komunës, janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe banorë të përhershëm të komunës së Prishtinës, nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale.
“Komuna për këtë program të veçantë të banimit i ka në dispozicion 5 (pesë) banesa, që do t’i ndajë për familjet që kanë mbetur pa strehim si pasojë e vendimeve të marra nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Organi kompetent komunal bën shpërndarjen e kërkesave në formë standarde, pa pagesë, për të gjithë kërkuesit e interesuar”.
“Ato mund t’i marrin në zyrën /sportelin nr. 3, kati përdhes në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, rruga UÇK, nr. 2, çdo ditë pune nga ora 08:30 – 15:00”.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga shpallja publike, duke filluar prej datës 5 korrik 2017 deri më 3 gusht 2017.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...