Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Prishtinës ka gjetur një formë të subvencionimit me pagesa direkte bletarët e komunës.
Kështu bëri të ditur Komuna e Prishtinës, e cila tha se zgjidhja është gjetur pas ankesave dhe shqetësimeve të ngritura nga blertarët për ulje redimenti për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesë të mbështetjes, shkruan Arbresh.info.
“Pas ankesave dhe shqetësimeve të bletarëve për ulje rendimenti për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike këtë vit dhe mungesës së mbështetjes nga niveli qendor, Drejtoria e Bujqësisë ka arritur të gjej formën për t’i SUBVENCIONUAR me pagesa direkte BLETARËT punëtorë të KOMUNËS SË PRISHTINËS!”, thuhet në njoftim.
“Mjalta cilësore dhe stimulimi i familjeve që mbahen në këmbë duke u marrë me këtë zeje, mbetet një nga prioritetet tona.”, thuhet tutje./Arbresh.info.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg