Google ADS

Komuna e Prishtinës fton qytetarët në konsultim publik për shfrytëzimin e parkingjeve

09:07 | 30 Mars 2023
A. B.

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët e saj në një konsultim publik lidhur me draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës.

Në ftesë bëhet e ditur se konsultimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në ndërtesën e vjetër të Komunës.

Konsultimi publik është njoftuar të mbahet më 12 dhe 13 prill.

Teksa dita e parë e konsultimeve do të mbahet me bizneset dhe parkingjet private, më 13 prill do të mbahet takimi me qytetarë, Shoqëritë Civile dhe anëtarët e Kuvendit, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Arbresh.info/

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme