Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë telashe të mëdha me taksitë ilegal që operojnë nëpër rrugën e kryeqytetit. Kurse taksistët që punojnë këtë punë tash e 30 vite akuzojnë pikërisht qeverinë lokale për keqmenaxhimin e çështjes së taksistëve, raporton T7.
Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë telashe të mëdha me taksitë ilegal që operojnë nëpër rrugën e kryeqytetit, ndonëse vetëm vitin e kaluar ka iniciuar 1 mijë lëndë në gjykatë. Taksistët me leje që operojnë në Prishtinë fajtor për këtë gjendje kaotike e lënë komunën.
Januz Rusinovci i cili punon si taksist qe afër 30 vite, thotë se Komuna e Prishtinës nuk po e menaxhon si duhet çështjen e taksistëve në kryeqytet.
Rusinovci i cili familjen e tij e mbanë nga të ardhura e punës si taksist, krahas pengesave të shumta që ka nga taksistët ilegal, telashe tjetër ka edhe vazhdimin e lejeve të punës çdo 6 muaj.
Taksitë ilegal nuk po u shkaktojnë telashe vetëm taksistëve me licencë e linjave të autobusëve. Edhe inspeksioni i komunës së Prishtinës po ballafaqohet me personat të shumtë që punojnë si taksi ilegal e që vijnë kryesisht nga qytetet tjera të Kosovës.
Alban Ymeri, udhëheqës i sektorit të rendit komunal në drejtorin e Inspeksionit pranë Komunës së Prishtinës, u shpreh se nuk dihet numri i taksive ilegal që operojnë në kryeqytet, por që vetëm vitin e kaluar i kanë iniciuar rreth 1 mijë lëndë drejtë gjykatës.
E lidhur me problemin e parkingjeve për taksitë e licencuar, Ymeri thotë se janë duke u munduar të bëjnë zgjedhje.
Në komunën e Prishtinë me leje pune janë të regjistruara 700 persona të cilët operojnë si taksistë./T7/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet