Google ADS

Komuna e Prishtinës do të subvencionojë kurset e notit për fëmijët me skemë sociale të klasave të para

15:15 | 15 Nëntor 2023
E.G

Komuna e Prishtinës së shpejti do të nis subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasave të para të cilët janë me skemë për ndihmë sociale.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komunë, Përparim Rama, shkruan Arbresh.info.

“Investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithpërfshirjen.”, tha Rama/Arbresh.info/

Të ngjashme