Komuna e Prishtinës distancohet nga zyrtari që mori ryshfet

14:11 | 30 Shtator 2020
M. A.

Komuna e Prishtinës ka reaguar pasi gjatë mbrëmjes së kaluar është arrestuar nga Policia e Kosovës një zyrtar i saj për marrje ryshfeti.

Komuna në njoftim thotë se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm, i cilitdo punëtor dhe se janë të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti.

“Më 29 shtator, në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar se njëri nga punëtorët e Komunës është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe është në mbajtje për 48 orë. Nga mediat morëm vesh që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje. Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar, dhe menjëherë do të ndërmerr veprimet e nevojshme në përputhje me Ligjin dhe procedurat. Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme