Komuna e Prishtinës ka reaguar ashpër ndaj aktit të Ministrisë së Kulturës, të cilët sipas tyre ka shkatërruar pishat shumëvjeçare që ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar.
Sipas njoftimit të Komunës, veprimi është kryer pa lejen e institucionit lokal dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës.
“Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e Komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjes! Për më tepër, Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve. Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...