Komuna e Prishtinës ka dal me një njoftim lidhur me ankesat që u janë bërë për çmimin e lart të Parkingut Nëntokësor të Fakulteti Filologjik.
Komuna e Prishtinës njofton se parkingjet të cilat janë në pronë të NP “Prishtina Parking” rrjedhimisht të komunës së Prishtinës, çmimi për parking është më lirë.
Mirëpo, te Parkingu Nëntokësor, komuna nuk është pronë e plotë e tyre sepse kanë të bëjnë me Partneritet Publiko-Privat.
“Si rrjedhojë, përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut dhe duke marrë parasysh investimet e larta të koncesionarit në ofrimin e sigurisë së lartë dhe kushteve shumë më të favorshme krahasuar me parkingjet tjera me këto çmime. Po ashtu, çmimi i vendosur, përfshin edhe kostot e parapara për mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimit, të cilat janë mjaft të larta”, thuhet në njoftim.
Në fund thuhet se qëllimi i këtij parkingu është të shërbejë si stacion i përkohshëm për Zonën 1 “Qendrën”./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Kemi marrë një numër të lartë pyetjesh dhe ankesash lidhur me tarifat e Parkingut Nëntokësor tek Fakulteti Filologjik në Prishtinë.
Ju njoftojmë se Parkingu Nëntokësor, është i pari i natyrës së Partneritetit Publiko-Privat (PPP), me teknologji të avancuar dhe standarde të larta urbane.
Ky parking, me rreth 600 vendparkingje, synon të reduktojë dukshëm qarkullimin e veturave në qendër të qytetit, përfshirë edhe lirimin e trotuareve për këmbësorë.
Duam t’Ju rikujtojmë, se në parkingjet të cilat janë pronë e NP “Prishtina Parking”, rrjedhimisht Komunës së Prishtinës, çmimet për parking janë shumë më të lira.
Mirëpo, në rastin e Parkingut Nëntokësor, kemi të bëjmë me Partneritet Publiko-Privat, ku Komuna nuk është pronare e plotë e parkingut.
Si rrjedhojë, përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut dhe duke marrë parasysh investimet e larta të koncesionarit në ofrimin e sigurisë së lartë dhe kushteve shumë më të favorshme krahasuar me parkingjet tjera me këto çmime.
Po ashtu, çmimi i vendosur, përfshin edhe kostot e parapara për mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimit, të cilat janë mjaft të larta.
Gjithsesi, qëllimi i këtij parkingu është të shërbejë si stacion i përkohshëm parkimi për vizitorët e Zonës 1 – “Qendra”, dhe Komuna e Prishtinës vazhdon të inkurajojë ecjen në këmbë dhe përdorimin e transportit publik për të mirën e ambientit dhe gjithë qytetarëve të Prishtinës./arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...