Komuna e Prishtinës: Ambulanca nuk u vonua në shesh, arriti për 5 minuta aty (FOTO)

23:38 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka informuar opinionin se ambulanca për rastin e therrjes me thikë që ndodhi sonte në një shesh të kryeqytetit nuk është vonuar për të arritur në vendin e ngjarjes.

Përmes një komunikate, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ambulanca ka mbërritur në vendin ku ndodhi therrja për pesë minuta.

Ja njoftimi i plotë:

Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë duam t’iu informojmë se informata që e keni marrë nga qytetari i rastit lidhur me rastin e therrjes në sheshin “Zahir Pajaziti” mbi arritjen e autoambulancës nuk qëndron.

Shërbimi i ndihmës së shpejtë ka marrë thirrjen mbi rastin në ora 20:28, është nisur në 20:30 dhe ka arritur në vendin e ngjarjes në 20:35. Po ua bashkangjesim edhe foton nga regjistri i protokollit të punës me numrin e rastit dhe kohën e lartpërmendur të rrethuar.

Ju lutemi që këtë evidencë ta paraqitni në lajmin e lartshënuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme