Google ADS

Komuna e Prishtinës anulon testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik

14:58 | 4 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Komuna e Prishtinës ju njofton se, për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik, thuhet në një njoftim për media.

Theksojmë se nesër ishte e paraparë që Komuna e Prishtinës ta bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik në kryeqytet./arbresh.info/

Të ngjashme