Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka përgatitur një dokument për kryeministrin Albin Kurti në të cilin i ka propozuar rritjen e fondit për vitin 2025 në 4 milionë euro për Luginën e Preshevës.
Në një postim në Facebook, Sinani e ka publikuar këtë dokument në të cilin falënderohet Kurti dhe Qeveria e Kosovës për mbështetjen ndaj Luginës së Preshevës, shkruan Arbresh.info.
Tutje tha se “Në këtë dokument propozojmë rritjen e fondit për vitin 2025 në 4 milionë euro në fusha prioritare si arsimi, kultura, sporti, bujqësia dhe ruajtja e trashëgimisë kombëtare, të cilat janë kyçe për zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve të Luginës”.
“Angazhimi i qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet një shtyllë e rëndësishme për të siguruar që qytetarët tanë të kenë mundësi të barabarta për zhvillim dhe prosperitet, duke ruajtur identitetin tonë kombëtar”, ka thënë Sinani.
Dokumenti përmban falënderime për ndihmën e ofruar deri më tani, ndër të cilat:
– Ndihma financiare gjatë pandemisë dhe për përmbytjet në Preshevë;
– Rritja e buxhetit për Luginën në 3 milionë euro për vitin 2024;
– Financimi i bursave për studentët dhe shpërndarja e librave në gjuhën shqipe;
– Angazhimi për ligjin e shtetësisë së Kosovës dhe mbështetja për licencimin e mjekëve./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...