Google ADS

Komuna e Podujevës shpenzoi 20 mijë euro në telefon

18:51 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Podujevës, Fitim Mucolli ka ngritur shqetësimin e shpenzimeve të mëdha në telefona.

Mucolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë vitit 2018 kryetari i Podujevës, Agim  Veliu dhe stafi i tij kanë shpenzuar afër 20 mijë euro ne telefon, shkruan arbresh.info.

“16 mijë euro vetëm në telefon. Kjo është shuma që Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe stafi i tij kanë shpenzuar gjatë vitit 2018 vetëm në telefonata. Udhëheqësit e llapjanëve duket se rrallë herë e kanë ndalur telefonin. Mbi 10 mijë euro ose saktësisht 10 mijë e 209 euro janë të regjistruara si shpenzime telefonike ndërsa 5 mijë e 562 euro si shpenzime të telefonisë mobile”, ka shkruar ai.

Mucolli ka shtuar gjithashtu se këto para do të duhej të investoheshin ne të mirë të qytetarëve.

“Këto para janë taksa të qytetarëve të Llapit andaj do të duhet të shkonin në investime kapitale që do të bënin më të lehtë jetën e qytetarëve e jo në luksin e udhëheqësve të Komunës”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme