Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi kanë nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin afatgjatë të objektit që është i dedikuar për Poliklinikë Specialistike.
Sipas njoftimit, ky objekt, që është pronë e Komunës së Podujevës, në bazë të kësaj kontrate i jepet SHSKUK-së në shfrytëzim afatgjatë pa pagesë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, SHSKUK-ja do të bëjë rekrutimin e stafit të mesëm dhe blerjen e disa pajisjeve të nevojshme, për të cilat tashmë i kanë nisur procedurat e prokurimit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes-kontratës, Bulliqi u shpreh i lumtur që qytetarëve të Podujevës shumë shpejt do t’u ofrohen shërbime specialistike në komunën e tyre, për të cilat deri tash janë detyruar të udhëtojnë në Prishtinë.
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Ministri për Shëndetësi, Arben Vitia dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Podujevës, Adelina Stublla./Arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...