Nga dita e hënë (20 janar) qendra e qytetit të Podujevës do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve.
Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se nga 20 janari do të fillojë së realizuari ndërtimi i Bulevardit dhe “Sheshit të Dëshmorëve” në këtë pjesë të qytetit.
Në njoftimin për media të Komunës thuhet se qytetarët duhet të shfrytëzojnë rrugët tjera për qarkullim.
“Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se për shkak të fillimit të realizmit të projektit ndërtimi i bulevardit dhe sheshit ‘Sheshi i Dëshmorëve’ në qendrën e qytetit, duke filluar nga data 20.01.2020 do të mbyllet për qarkullim të automjeteve një segment i Rrugës ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të fillimit të realizmit të këtij projekti…një segment i Rrugës ‘Zahir Pajaziti’ (nga udhëkryqi i rrugëve ‘Zahir Pajaziti’ – ‘Dr.Bajram Krasniqi’ deri te udhëkryqi i rrugëve ‘Zahir Pajaziti’ –‘19 Qershori’ – Rruga e re tek Xhamia), do të mbyllet për qarkullim të automjeteve duke filluar nga e data 20.01.2020, deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në njoftimin për media të Komunës.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore qytetarët do të mund të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera në qytet, duke përfshirë edhe rrugën e re tek Xhamia në anën perëndimore të lumit Llap.
Kujtojmë, ndërtimi i bulevardit në Podujevë ka dështuar për dy vite radhazi, e që për këtë është kritikuar vazhdimisht ekzekutivi komunal nëpër seanca të Kuvendit.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...