Komuna e Pejës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që gjatë ditës së nesërme, ti kufizojnë lëvizjet me veturë nëpër rrugët e qytetit.
Kjo sepse pas vërshimeve, rrugët kanë mbetur të mbuluara me baltë dhe zhavorr dhe nesër do të bëhet pastrimi i tyre, përcjell Arbresh.info
Për pastrimin e rrugëve të qytetit të Pejës, ndihmë u është ofruar nga Komuna e Istogut, Deçanit dhe Gjakovës.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM – Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike
Të nderur qytetar të Komunës së Pejës, kërkojmë nga ju që nesër ditë e martë me datë 27.06.2023, maksimalisht ti kufizoni lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit të Pejës.
Pas vërshimeve të ndodhura para 2 ditësh, rrugët në qytet kanë mbetur të mbuluara nga balta dhe zhavorri.
Me qëllim të pastrimit të tyre, Komuna e Pejës do të angazhoj disa cisterna, e ku do të ndihmohet edhe nga Komunat e rajonit, Istogu, Deçani dhe Gjakova.
Poashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës.
Andaj me qëllim të mos pengimit, mos dëmtimit eventual të veturave gjatë pastrimit të rrugëve dhe mos krijimit të tollovive në trafik, me mirëkuptim kërkojmë nga ju që maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet.
Sinqerisht – DPKSHP
Agron Nikçi,drejtor
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...