Komuna e Obiliqit pritet të bëhet me park multinacional

18:42 | 14 Maj 2020
Arditë Shkodra

Me kërkesën e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot është mbajtur një takim i përbashkët kordinues me KEK-un dhe Bankën Botërore.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës së Obiliqit z.Xhafer Gashi, u.d Drejtori ekzekutiv i KEK-ut z.Luigj Imeri me bashkëpunëtorë dhe znj.Shpresa Kastrati përfaqesuese nga Banka Botërore.

Në këtë takim u diskutua për ndarjen e përgjegjesive dhe detyrave në realizimin e projektit të parkut multinacional që pritet të financohet nga Banka Botërore në vlerë prej 6 deri 8 milionë euro.

Palët nga ky takim u dakorduan që Komuna e Obiliqit dhe KEK të jenë bashkëfinancues të projektit, meqë rast KEK ofron tokën ndërsa Komuna e Obiliqit do të hartoj projektin ideor dhe pas aprovimit nga Banka Botërore, nga ana e Komunës së Obiliqit do të hartohet edhe projekti detal.

Projekti i këtij parku multinacional parasheh shëndrrimin e tokave të kontaminuara në hapësira gjelbëruese dhe përfshin një sipërfaqe prej 100 hektarsh të KEK-ut.

Në fund të takimit, Kryetari Gashi falenderoj të gjithë akterët për gatishmerinë e tyre në përkrahjen e këtij projekti të jashtëzakonshëm në shërbim të komunitetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme