Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në Komunën e Mitrovicës, kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer.
Në njoftim thuhet se rasti i ndodhur ka qenë mjaft shqetësues për qytetarët e Mitrovicës.
Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët shprehin dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë”, ka thënë Bahtiri.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...