Komuna e Mitrovicës shpërndan 127 motokultivatorë për bujqit

15:38 | 2 Prill 2024
K.B

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për shpërndarjen e 127 motokultivatorëve.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, dhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ferdi Kadriu.

“Kryetari Hamza, i ka uruar punëtorët përfitues për kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi, duke siguruar resurse dhe mjete të nevojshme për përmirësimin e kushteve bujqësore dhe për të rritur bujqësinë productive”, thuhet në njoftimin e Komunës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme