Pas reshjeve të shumta të shiut, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka shpallur gjendje emergjente në gjithë territorin e kësaj komune.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Mitrovicës.
Qendra Operative Emergjente ka mbajtur edhe një takim të jashtëzakonshëm, ku u diskutua për gjendjen aktuale me të cilën po përballet qyteti i Mitrovicës, si pasojë e reshjeve atmosferike.
“Hapja e këtij takimi është bërë nga kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili pasi i ka njoftuar anëtaret me situatën aktuale në Mitrovicë, ka shpallur gjendje emergjente, si pasojë e të reshurave të dendura të shiut. Në fjalën e tij, kryetari Hamza ka theksuar se si rrjedhojë e reshjeve të pandërprera, është rënduar situata në përgjithësi, dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e komunës së Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
“Qendra Operative Emergjente për Menaxhimin dhe Monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e shiut është në përbërje: drejtoritë komunale; Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrfikësve, Forca e Sigurisë së Kosovës, Qendra Operative Rajonale, Ujësjellësi, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kryqi i Kuq, Ekipi i Kërkim Shpëtimit si dhe Klubi i Zhytësve”, thuhet tutje në njoftim.
Anëtarët e qendrës operative kanë bërë edhe një apel ndaj qytetarëve për kujdes të shtuar në qarkullim, deri në tejkalimin e kësaj gjendje./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...