Google ADS

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka planifikuar mbi 300 mijë euro shpenzime për masat anti-Covid-19

09:19 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Komuna veriore e Mitrovicës ka planifikuar që gati 300 mijë euro ka planifikuar të shpenzojë për pajisje mjekësore për Covid-19.

Vlera totale e kontratës e paraparë është 289 623,19, euro, raporton Arbresh.info.

Në përshkrimin e kontratës nuk janë dhënë detaje se si do të shpenzohen gjithë këto para.

“Prokurimi i materialeve të konsumit – mbështetje për sipërmarrësit në periudhën e luftës kundër kovid. Pajisje mjekësore dhe laboratorike, pajisje optike dhe precize, sahat dhe orë, farmaceutike dhe konsume mjekësore te ngjashme”, thuhet në përshkrimin e kontratës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme