Komuna e Mitrovicës ka mbajtur Akademi Përkujtimore me rastin e njëvjetorit të vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në akademi morën pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, familjarë të të ndjerit Rexhepi, ministra, zëvendësministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të të ndjerit dhe shumë qytetarë të Mitrovicës, rajonit e më gjerë.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se një vit më parë, lajmi i rëndë dhe i dhimbshëm për vdekjen e mjekut, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, pjesëmarrësit në Ushtrinë Çlirimtare, kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, kryebashkiakut të parë të Mitrovicës e më vonë edhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, humanistit të madh dhe liridashësit Bajram Rexhepi, ua lëkundi zemrat të gjithëve.
Ai në vazhdim tha se ishte kjo një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, mitrovicasit, por edhe për tërë Kosovën.
“Sot, një vit më pas, kur jemi tubuar këtu për të kujtuar këtë kolos të Kosovës, ne mitrovicasit, por besoj edhe të gjithë shqiptarët, po e ndjejmë me të madhe mungesën e këtij njeriu të mirë, shpirtbardhë dhe humanist i madh, i cili ka lënë gjurmë të thella në këtë mjedis dhe në tërë Republikën e Kosovës. Shumë punë me dobi kombëtare e shtetërore janë të lidhura me emrin e Dr. Bajram Rexhepit”, tha Bahtiri.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësuan lart figurën e Bajram Rexhepit dhe kontributin e tij dhënë gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.
Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Vanesa Rexhepi, vajza e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, duke thënë se veprat e babait të saj janë udhëzues të rrugës së saj dhe gjithsecilit që e njohën atë.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...