Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Shkelzim Murtezi, me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes të dy palëve.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është ngritja e bashkëpunimit mes tyre për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme, në fushën e Arsimit dhe organizimin e garave komunale, kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.
Kryetari Bahtiri shprehu gatishmërinë e tij të plotë për mbështetjen e këtij projekti me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim në qytetin e Mitrovicës.
Po ashtu kryetari Bahtiri dhe kryetari i Asosacionit Murtezi, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të dyanshëm për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e fushës së Arsimit./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë