Drejtoresha e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe Integrimeve Evropiane, Nazan Kërveshi, ka vazhduar vizitat në vendbanimet me popullatë shqiptare në veri, që nuk janë nën administrimin e Komunës së Mitrovicës Jugore.
Të premten ajo ka qëndruar në fshatrat Bistricë, Koshtovë e Vllahisë dhe Cerajë të Komunës së Leposaviqit që administrohet nga serbët. Gjatë vizitës së bërë, ajo ka biseduar me banorët e këtyre fshatrave për kushtet e jetesës së tyre atje dhe mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës Jugore.
Natyrisht, se drejtoresha Kërveshi nuk ka shkuar duarthatë në vizitë banorëve që jetojnë atje. Aje me këtë rast ka shpërnda për 30 familje të tria fshatrave me gjendje më të vështirë ekonomiko-sociale pako me ndihma ushqimore dhe artikuj të tjerë higjeniko-sanitare, të cilat më parë Organizata ndërkombëtare “Islamic Relief” ia kishte dhuruar Komunës së Mitrovicës Jugore.
“Unë jam e njoftuar për gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë banorët e Bistricës, Koshtovës dhe Cerajës, prandaj e ndjej për obligim që t’i vizitoj dhe t’i ndihmoj me aq sa mundem dhe lejojnë edhe mundësitë buxhetore të Komunës. Për këtë herë pata ndarë 30 pako ndihma që na i kishte dhuruar “Islamic Relief”, të cilën e falënderoj shumë. Familjet e këtyre fshatrave do t’i kem parasysh edhe në të ardhmen dhe sa herë që gjej mundësi, do të jem këtu për tu ndihmuar”, tha drejtoresha Kërveshi ndër të tjera.
Banorët e Bistricës, Koshtovës dhe Cerajës falënderuan drejtoreshën Kërveshi për interesimin dhe ndihmat e shpërndara.
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s