Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për ndalimine drekave e darkave zyrtar të drejtorive komunale. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftim për medie të kësaj komune.
Siç bëhet e ditur ky vendim është marrë pas mbledhjes së radhës së Bordit të Drejtorëve, meqë rast kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar për të.
“Ndërsa gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që t’ua ndalojë të gjitha drejtorive komunale shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare, me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve”, bëhet e ditur në komunikatë.
Tutjë në këtë takimu diskutua edhe për menaxhimin e hapësirave publike në Mitrovicë, me ç’ rast u kërkua nga Drejtoria e Inspeksionit të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, për largimin e shitësve të cilët operojnë pa leje paraprake nga organet kompetente, nëpër hapësirat e qytetit, konkretisht në sheshe, duke penguar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...