Komuna e Mitrovicës është në rrugë të mbarë për të zgjedhur problemin e parkimit të automjeteve të qytetarëve në qendrën e qytetit.
Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike, Naser Muja ka bërë të ditur se tashmë është leshur për shfrytëzim të qytetarëve parkingu për automjete në objektin e ri afarist (biznesor), ngjitur me Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” deh fare afër urës kryesore mbi lumin Ibër.
Drejtori Muja thotë se kapaciteti i parkingut të ri është për mbi 100 automjete, ndërsa që çmimi për parking është i volitshëm për qytetarë, vetëm një euro për tërë, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e parkimit.
Po ashtu, drejtori Muja njofton qytetarët se është lëshuar për shfrytëzim të qytetarëve edhe parkingu ngjitur me tregun e gjelbër, përballë stadiumit
të futbollit “Rizah Lushta”, me kapacitet prej rreth 200 vendeve për parkim të automjeteve. Çmimi i parkimit të automjetit në këtë parking është 30 cent për një orë.
Një parking tjetër shumë i përshtatshëm për qytetarë, me mbi 50 vende parkimi dhe çmim prej 1 euro në orë, thotë drejtori Muja, është ai ndërmjet Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” dhe Shkollës “A.Z. Çajupi.
Ndërkaq, shton drejtori Muja, për ata që çmimi i parkimit ju duket i lartë, kanë mundësi që automjetin e tyre ta parkojnë pa pagesë në parkingun me
kapacitet prej rreth 200 automjete, afër kompanisë së mbeturinave “Uniteti”, përkatësisht në vendin ku më parë kanë qenë garazhet e Kosovatransit.
“Kur këtyre mundësive tu shtojmë edhe parkingjet private që janë të shumta në qendrën e qytetit, ku trafiku është mjaftë i ngarkuar, atëherë ne
mendojmë se tani shoferët kanë mjaftë mundësi për të parkuar automjetet e tyre në vendet e lejuara dhe të sigurta, ku nuk do të pengojnë askënd dhe as qarkullimin e lirë të automjeteve. Do theksuar patjetër se largësia në mes të këtyre parkingjeve nuk është më e madhe se 600-700 metra, ndërsa që
qytetari nga aty mund të mbërrij për më pak se pesë minuta në qendër të qytetit”, thotë ai.
Duke pas parasysh këto mundësi dhe numrin e mjaftueshëm të vendeve për parkimin e automjeteve në parkingjet e lejuara nga autoritetet komunale,
Drejtori Muja, apelon tek qytetarët që t’i shfrytëzojnë këto mundësi dhe të mos i parkojnë automjetet e tyre në trotuare dhe vende tjera ku nuk është e lejueshme dhe ku pengohet qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.
“Për të pas rend dhe rregull në këtë drejtim, ne jemi në koordinim të përditshëm të aktiviteteve me policinë e Kosovës me qëllim që të merren masa ligjore ndëshkimi ndaj të gjithë atyre që automjetet i parkojnë ne trotuare dhe vende të tjera ku është e ndaluar dhe ku pengohet komunikacioni normal dhe lëvizja e lirë e qytetarëve”, tha në fund drejtori Muja.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?