Në Sallën e Kuvendit të Komunës sot është bërë nënshkrimi i kontratave me 94 përfituesit e motokoltivatorëve, që në kuadër të subvencionimit në bujqësi, Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief”, ka mbështetur fermerët mitrovicas.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, përfaqësues nga organizata “Islmic Relief, si dhe fermerët përfitues të këtij projekti, shkruan arbresh.info.
Në fjalën e tij, drejtori i DBZHR-së, Ferdi Kadriu, ka thënë se ndihet i lumtur që falë projektit të përbashkët me “Islamic Relief “, është mundësuar mbështetja e 94 fermerë të Mitrovicës, në mënyrë që bujqve tanë t’ju ofrohen kushte sa më të mira të punës.
Më tutje nga drejtori Kadriu është bërë e ditur se kjo drejtori do të vazhdojë të mbështesë dhe do t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, për t’i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve të ndryshme.
Me rastin e dhënies së motokultivatorëve, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues.
“Uroj të gjithë fermerët përfitues të këtij projekti, andaj nga qeverisja komunale do të ketë përpjekje të vazhdueshme për rritje të subvencioneve në sektorin e bujqësisë, që të stimulohet bujku në kultivimin e prodhimeve bujqësore të cilat do të jenë të denja edhe për konkurrencën e tregut”, ka thënë kryetari Hamza./arbresh.info/
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...