Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19, në Komunën e Malishevës, është duke vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike.
Gjatë ditës së sotme, janë dezinfektuar, hapësirat e QKMF-së, parku i qytetit, rrugët dhe hapësirat tjera afër institucioneve, ka bërë të ditur Komuna, nëpërmjet një komunikate.
“Komuna e Malishevës, masat parandaluese është duke i zbatuar në përpikëri, dhe për zbatimin e tyre është duke u përkujdesur shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19”, thekson komunikata.
Komuna ka bërë të ditur se “dezinfektimi i hapësirave publike që është duke u bërë sot, është donacioni i kompanisë së specializuar për Dezinfektim, Dezinsektim, Derratizim dhe Repelim, “Zona Park”, e cila në kuadër të dhënies së kontributit të tyre në këtë situatë, e ka bërë edhe këtë dezinfektim të hapësirave publike, duke e ndihmuar Komunën e Malishevës në zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19”.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...