Komuna e Malishevës përkrahë 150 bujq

10:52 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Në kuadër të përkrahjes me mjete konkretizuese për bujq, Komuna e Malishevës, sot ka filluar shpërndarjen e 150 motokultivatorëve, për 150 bujq.

Në ceremoninë e fillimit të shpërndarjes së këtyre mjeteve morën pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues.

“Ne po mundohemi që ti përkrahim bujqit përmes ndihmave të ndryshme, me qëllim të stimulimit dhe marrjes me bujqësi, si dega më e fuqishme ekonomike te ne dhe në kuadër të kësaj përkrahje, janë edhe këta motokultivator. Punimi i tokës dhe prodhimet vendore bujqësore, janë me rëndësi, andaj uroj që këta motokultivator, t’iu ndihmojnë juve në kryerjen e punëve të përditshme në bujqësi dhe kultivimin sa më të madh të produkteve vendore”, tha Begaj.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, ka thënë se “150 moto-kultivator, janë pjesë e përkrahjes për bujqit, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjitha ata që merren me bujqësi. Qëllim i yni është lehtësimi i punës, përmes subvencioneve dhe këta moto-kultivator, janë pjesë e këtij angazhimi, sikur edhe subvencionimi në fushat tjera të bujqësisë”.

Projekti për përkrahje me moto-kultivator, është mundësuar nga buxheti komunal i Malishevës me një shumë prej rreth 60 mijë eurove.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme