Google ADS

Komuna e Malishevës përgënjeshtronë rastet e thumbimit nga rriqrat

15:46 | 27 Maj 2020
Arbresh.info

Shtabi Komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sqaron opinion se lajmi i dhënë në disa medie se në Komunën e Malishevës janë thumbuar 811 persona nga rriqrat, nuk qëndron dhe besojmë që pa dashur është keqkuptuar njoftimi i IKSHP-së, lidhur me gjendjen nga thumbimi i rriqrave në vend.

Në njoftim thuhet se, na bënë me dije, se në Komunën e Malishevës, nuk janë 811 raste të thumbuar nga rriqrat, por janë 336 raste, prej tyre 329 raste janë nga Komuna e Malishevës dhe 7 raste nga komunat tjera që kanë kërkuar trajtim në QKMF të Malishevës, transmeton arbresh.info.

Po ashtu në njoftim thuhet se, në zonat e cilësuara si zona endemike, është duke u bërë dezinsektimi kundër rriqrave, të cilët janë bartës së virusit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) dhe ky proces është duke shkuar shumë mirë.

Problem mbetet procesi i rebelimit të kafshëve (obligim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës), pasi rebelimi ndikon drejtpërdrejtë në ndërprerjen e ciklit të rriqrat dhe parandalon bartjen e rriqrave nga fusha në shtëpi, apo nga kafshët shtëpiake tek njeriu.

Sipas këtij njoftimi, numri i të thumbuarve nga rriqrat është përafërsisht i njëjtë me vitin paraprak, pasi siç e cekëm më lartë, nuk është bërë rebelimi as vitin e kaluar dhe as këtë vit.

Momentalisht asnjë person nuk është i prekur me EHKK dhe ky është viti i shtatë me radhë që nuk kemi raste të vdekjeve dhe viti i gjashtë që nuk kemi raste të infektimit me EHKK në Komunën e Malishevës./arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme