Komuna e Malishevës njofton se të enjten për shkak të zgjerimit të punimeve te rrethi i madh në hyrje të qytetit, do të bllokohen për qarkullim 4 rrugët kryesore të cilat kyçen në këtë rreth.
“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, dhe jo vetëm, se nga dita e Enjte, datë 11 prill 2024, për shkak të zgjerimit të punimeve te rrethi i madh në hyrje të qytetit, do të bllokohen për qarkullim 4 rrugët kryesore të cilat kyçen në këtë rreth, dhe që janë të përfshira në projektin e Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor, konkretisht: rruga “Adem Jashari” nga stacioni i autobusëve deri te rrethi, rruga “Ibrahim Mazreku” nga ura e madhe deri te rrethi, rruga “Imer Krasniqi” nga kyçja me rrugën “Ushtarët e Lirisë” (lagja Hotëve) deri te rrethi, si dhe rruga “Skënderbeu” nga kyçja me rrugën “Hysni Mazreku” (të autolarje Hamza) deri te rrethi”, njofton Komuna.
Tutje në njoftim Komuna kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që do të krijohen në qarkullim për shkak të mbylljes së domosdoshme të këtyre rrugëve në këtë fazë të punimeve
“Për të qenë sa më të qartë në raport me qytetarët, të bashkëngjitur keni edhe foto orientuese, ku rrugët që do të mbyllet për qarkullim nga data 11 prill 2024, janë paraqitur me ngjyrë të kuqe, ndërsa rrugët alternative që mund të shfrytëzohen janë paraqitur me ngjyrë të verdhë”, njofton tutje Komuna.
Rrugët do të lirohet për qarkullim pas përfundimit të punimeve, dhe gjithsesi do të njoftoheni me kohë./Arbresh.info/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...