Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, apelon te të gjithë qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre, as në male dhe as hamulloret, pasi përhapja e zjarreve në këtë kohë, është a pamundur të menaxhohet dhe pasojat janë të paparashikueshme.
Aktualisht në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shpërthyer tri zjarre të mëdha, dhe të gjitha njësit e zjarrfikësve dhe shpëtimit, janë duke u përballur me këto zjarre. Dy prej zjarreve janë në zona të thella dhe intervenimi është tepër i vështirë, pasi automjetet e zjarrfikësve nuk mund të shkojnë afër zjarrit.
Situata e krijuar me virusin korona dhe futja në karantinë e Komunës së Malishevës, sikur nuk mjaftuan, dhe nga pakujdesia e faktorit njeri, tani duhet të përballemi edhe me zjarre, prandaj, ju lutemi që të bëni kujdes, e po ashtu luten edhe të gjithë ata që kanë mundësi ti ndihmojnë njësit e zjarrfikësve, në fshatrat afër vatrave të zjarreve, të dalin dhe ti ndihmojnë.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...