Kanë filluar punimet në rrugën transit nga lagjja e “Konjuhit” deri te rruga Lipjan -Janjevë.
Me këtë rast, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi të madhe për qytetarët, por edhe për Lipjanin, sepse krijohet një unazë e këtij qyteti.
Ministri Abrashi ka thënë se kjo rrugë do të bëhet me standard të ri dhe do ta ketë edhe shtegun e çiklizmit.
“Edhe sot jemi në Lipjan, është e sata herë që po vijmë, dhe do të vijmë prapë. Lipjani tani po ka vëmendjen edhe të Qeverisë, Lipjani po shndërrohet me një qytet i cili do të jetë nyje për qytetarët, për mallra, për biznese sepse edhe pozicionin e ka të tillë. Prandaj po fokusohemi që sa mundemi me kapacitete financiare ta bëjmë një qytet model, edhe për Kosovën dhe për Evropën, le të themi edhe më shumë. Prandaj sot po fillojmë një projekt i cili ka rëndësi shumë të madhe edhe për këta qytetarë që preken direkt, edhe për Lipjanin sepse krijohet një unazë e qytetit. E mira e kësaj është, po fillojmë me një standard të ri, dhe kjo rrugë do të ketë shtegun e çiklizmit, do të vazhdohen edhe rrugë të tjera, edhe si frymëzim për komunat tjera që secilën rrugë që ndërtojmë të re, dhe posaçërisht ato qe janë me financim të ministrisë, të ketë edhe staza të çiklizmit”, ka thënë Abrashi.
Ndërsa, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se kjo rrugë do ta lidh lagjen Akllapi dhe lagjen Konjuhi, me rrugën që shkon për Janjevë.
Kryetari Ahmeti ka thënë se rruga është 1.570 metra e gjatë dhe do të kushtojë 350 mijë euro.
Ai tha se projekti i kësaj rruge është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.
“Po fillon sot ndërtimi, përkatësisht asfaltimi i rrugës tranzit, e cila lidh dy lagje, lagjen Akllapi dhe lagjen e Konjuhit me rrugën që shkon për në Janjevë, me rrugën rajonale dhe është e gjatë mbi 1570 metra, në financa komplet të Ministrisë së Infrastrukturës. Projektimin dhe mbikëqyrjen do ta kemi të përbashkët me ministrinë. Falënderoj ministrin Abrashin që e ka mbështetur këtë projekt jashtëzakonisht të nevojshëm për qytetarët e kësaj zone… kontrata e ka një vlerë mbi 350 mijë euro, është e paraparë që vitin e ardhshëm me u mbyll, ka fundi i vitit dhe po besoj me një dinamik të kontraktuar me u mbyll vitin e ardhshëm”, ka thënë Ahmeti.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...