Në procesin e rekrutimit të stafit, Komuna e Lipjanit nuk i kishte respektuar kërkesat ligjore të përcaktuara për menaxhimin e procedurave të rekrutimit, përfshirë edhe formularët standard të tyre.
Anashkalimi i procedurave të rregullta të rekrutimit në shumicën e rasteve është si pasojë e neglizhencës së zyrtareve thuhet në Raportin e Auditimit për vitin 2017.
Sipas Auditorit, në dy raste të rekrutimit për stafin civil për pozitat zyrtar për kadastër dhe zyrtar prokurimi, komuna nuk ka ofruar dëshmi lidhur me ftesën apo njoftimin e kandidateve për testim me shkrim apo intervistë.
“Te këto raste mungonte edhe shkresa e menaxherit të personelit mbi rezultatin e testimit, për kandidatët e suksesshëm që i propozon Zyrtarit Kryesor Administrativ”, thuhet në raport, shkruan kallxo.
Në rastin e rekrutimit për zyrtar për kadastër sipas Auditorit nuk ka dëshmi mbi kërkesën për fillimin e rekrutimit nga udhëheqësi i njësisë.
Komuna në shpalljen publike, sipas raportit nuk ka specifikuar qartë kualifikimin, mirëpo është kërkuar vetëm diplomë universitare.
Edhe në procedurat e përzgjedhjes së kandidateve në dy raste për pozitat doktor në ambulanten në Sllovi, dhe teknik i farmacisë në QMF Lipjan, testi me shkrim përmbante vetëm pesë pyetje dhe mungonin dëshmitë me shkrim për komunikim me aplikuesit.
Sipas raportit nuk ishte respektuar edhe afati kohor i ankesave prej 15 ditëve.
“Kontratat ishin nënshkruar pas një jave nga raporti final i rekomandimit të komisionit rekrutues”, thuhet në raport.
Sa i përket rekrutimit të tre mësimdhënësve, komuna nuk ka zhvilluar testimin me shkrim, si dhe komisioni është përbërë vetëm prej tre anëtareve, ndërkaq kërkohet që komisioni të përbehet nga pesë anëtar.
“Te rekrutimi për mësimdhënës të edukatës fizike në SHML ‘Gjimnazi Ulpiana’, nuk është respektuar afati i ankesave prej 15 ditëve, ndërsa te rekrutimi arsimtar i historisë – SHFMU ‘Kadri Beba’ konkursi ka mbet i hapur vetëm për shtatë ditë”, thuhet në raport.
Në një rast, sipas Auditorit mungon opinioni i departamentit të buxhetit të MF-së për pozitën mësimdhënës i Edukatës Fizike në SHML Gjimnazi “Ulpiana” e cila siguron se pozita është e planifikuar dhe është e aprovuar.
Si e gjetur tjetër në këtë komunë është shpallja publike ku ishte kërkuar vetëm një mësimdhënës ndërsa janë pranuar dy.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje