Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar se kjo komunë ka paditur Drejtorin e Departamentit për Arsim Parauniversitar i Ministrisë së Arsimit, Alush Istogu pranë Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda.
Kastrati arsyen e padisë e ka sqaruar këtë përmes një statusi në Facebook, njofton arbresh.info
Ai ka thënë se Alushi ka lëshuar deklarata të pamatura të cilat kanë pasoja tek fëmijët, po ashtu Kastrati thotë se ai ka shpërfillur totalisht komunikimin zyrtar me komunën dhe gjithashtu sipas tij ka keqpërdorur pozitën e tij duke nxitur qytetarët të rezistojnë./arbresh.info/
Postimi i plotë i Kastratit:
Për të realizuar reformën në Kamenicë jemi nisur nga përgjegjësitë ligjore, obligimet institucionale e interesi i përgjithshëm shoqëror që na udhëheqë, por asnjëherë s’i kemi përjashtuar konsultimet me palët e tjera të interesit siç është Ministria e Arsimit.
Gjatë këtij procesi, fatkeqësisht, ka pasur edhe tentativa për pengim, për motive të pashpjegueshme. Një e tillë ka ardhur nga Drejtori i Departamentit për Arsim Parauniversitar i Ministrisë së Arsimit, Alush Istogu.
Zyrtari në fjalë në njërën anë ka shpërfillur totalisht komunikimin zyrtar me komunën (katër emaile të dërguara nga komuna, nuk kanë marrë kurrë përgjigjen e z. Istogu), e në anën tjetër ka keqpërdorur pozitën e tij duke nxitur qytetarët të rezistojnë.
Është e papranueshme të dëmtohet seriozisht një proces institucional e i ligjshëm – siç ka ndodhur nga veprimet e z. Istogu, vetëm sepse jemi mësuar të mos përballemi me pasojat e veprimeve tona.
Ndaj këtij personi, ne kemi paraqitur Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda.
Është e papranueshme që një zyrtar i institucioneve të Kosovës të lëshojë deklarata të pamatura, të cilat kanë për pasojë fatin dhe edukimin e fëmijëve. Aq më pak kur kjo vjen nga një zyrtar që drejton Departamentin për Arsim Parauniversitar.
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1086527075018363
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier