Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët që dyan të kryejnë shërbime në objektin komunal se duhet të jenë të pajisur me maskë.
Në njoftimin e komunës kërkohet gjithashtu të respektohen udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Për mbrojtje nga Covid 19.
“Njoftim për qytetarët e Komunës së Kamenicës
Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët të cilët duan të kryejnë shërbime në objektin komunal, që të jenë të pajisur me maskë.
Pajisja me maskë shërben që të mbroheni nga COVID-19, dhe është bërë obligative nga Qeveria e Kosovës.
Ju lutem respektoni udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Mbani maskë, mbani distancë dhe dezinfektoni duart.
Ruajeni vetën dhe të tjerët!”, thuhet në njoftimin e komunës./arbresh.info/
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...