Komuna e Kaçanikut nuk e ndal telefonin, shpenzon 3 mijë euro

10:48 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Komuna e Kaçanikut gjatë periudhës janar-mars të këtij viti ka qenë mjaft dorëlirë për shpenzimin e parasë publike, derisa vetëm për telefoni fikse ka shpenzuar 915 euro apo 595 euro më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq për telefoni mobile gjatë tre muajve të parë të vitit ka shpenzuar 2 mijë e 72 euro apo një mijë e 148 euro më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, në Komunën e Kaçanikut kanë thënë se këto shpenzime janë rritur për shkak të faturave të grumbulluara nga fundviti i kaluar. Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaftë gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KK-së, derisa opozita ka kritikuar raportin e shpenzimeve buxhetore për muajin janar-mars të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Ekrem Raka, këshilltar në KK të Kaçanikut nga radhët e iniciativës qytetare “Lista për Kaçanikun”, ka thënë se për tre muaj, Komuna ka shpenzuar rreth 3 mijë euro për telefona. “Gjatë periudhës 1 janar – 31 mars 2019, sektorët e Komunës së Kaçanikut i kanë shpenzuar 915.96 euro për telefona fiks ose 595.54 euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme