Komuna e Istogut ka demantuar lajmin e lëshuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, e cila drejtohet nga ministri Dalibor Jevtiq, ku thuhej se dy shqiptarë kanë rrahur një serb në fshatin Oprashkë.
Në reagimin e saj Komuna e Istogut e ka quajtur tendencioze komunikatën e kësaj Ministrie se “Dy shqiptarë kanë sulmuar një qytetarë të komunitetit serb”.
Reagimi i plotë i Komunës së Istogut:
“Komuna e Istogut kërkon nga Ministria e Komunitetit dhe Kthimit të korrigjojë deklaratën tendencioze, për gjoja sulmin me motive etnike ndaj një serbi të ndodhur sot në fshatin Oprashë në Komunën e Istogut.
Rasti në fjalë përfshin pjesëtarë të komunitetit egjiptian dhe jo siç, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Komunitetit dhe Kthimit se bëhet fjalë për dy shqiptarë.
Personi i sulmuar ka denoncuar rastin në Polici dhe ka deklaruar se është sulmuar nga pjesëtarë të komunitetit egjiptian, akt të cilin e ka pranuar i denoncuari. Deri tani nuk ka asnjë informatë nga organet e rendit, që ky rast të jetë i motivuar etnikisht.
Komunikata e lëshuar sot nga Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit është e pabazuar dhe e pasaktë. Ministria duhet të ketë kujdes që mos të lëshoj komunikata të tilla për interesa tjera dhe që ndikojnë në prishjen e raporteve të mira që kanë gjitha komunitet në komunën e Istogut. Ftojmë institucionet qendrore, të marrin në përgjegjësi institucionale, propagandën e zhvilluar sot ndaj komunës së Istogut për qëllime politike”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Ministria për Komunitete dhe Kthim të premten përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në fshatin Oprashkë në komunën e Istogut, ku dikur jetonin dikur rreth njëzet familje serbe, sot Petko Miletiq, i vetmi serb i kthyer dhe banor i këtij fshati, u rrah nga shqiptarët.
Edhe Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me postimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, i cili kishte thënë se disa shqiptarë e kishin rrahur një serb të kthyer nga Serbia në Kosovë, madje postimi ishte bërë në faqen zyrtare të Ministrisë.
Në sqarimin e Policisë thuhet se postimi me titull “Incidentet kundër të kthyerve serbë po vazhdojnë” nuk qëndron.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...