Google ADS

Komuna e Hanit të Elezit pranon donacion nga FSK, pajisje mbrojtëse për COVID-19

14:50 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dorëzuar donacionin me pajisje mbrojtëse mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” në Komunën e Hanit të Elezit.

Donacion përmbante pajisje mbrojtëse mjekësore; maska të llojeve të ndryshme, dorëza, rroba, mburoja për fytyrë, kapele kirurgjike, si dhe materiale tjera përcjellëse, thuhet në njoftimin e kësaj komune, transmeton arbresh.info.

Ndërkaq, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në emër të stafit, ka falënderuar FSK-n, për dhurimin e këtij donacioni më se të nevojshëm në parandalimin e Covid-19.

Në njoftim thuhet se ky donacion i FSK-së, mbron dhe lehtëson punën e personelit shëndetësor të cilët me përkushtimin më të madh po punojnë në parandalim të përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme